Apokalipsi i akullt godet SHBA, në Çikago më ftohtë se në Siberi, temperaturat shkojnë -50 gradë C (VIDEO)

Apokalipsi i akullt godet SHBA, në Çikago më ftohtë se në Siberi, temperaturat shkojnë -50 gradë C (VIDEO)

I gjithë lumi i Chicagos pothuajse është ngrirë, kurse vetë qyteti është duke përjetuar temperaturat ekstreme të ulëta.

Në Chicago kanë rënë në minus 33 gradë celsius, por për shkak të erërave të forta krijohet përshtypja se është minus 45 gradë.

Pjesë të ndryshme të SHBA-së pritet që deri në fund të javës të goditen nga temperaturat shumë të ulëta, që mund të shkojnë deri në minus 50 gradë celsius, raporton BBC.

Ndërkaq temperatura të tilla të ulëta ndodhin një herë në 30 vite, dhe vazhdimisht paralajmërohen qytetarët që të mos marrin frymë shpejtë dhe thellë për shkak të pasoja që mund t’i kenë nga ajri shumë i ftohtë.

Stuhia Jayden besohet se është shkaktare për vdekjen e katër personave në pjesën perëndimore, kurse autoritet përkatëse besojnë se në ditët e ardhshme temperaturat vetëm sa do të bien edhe më shumë, duke kërcënuar jetën edhe të shumë qytetarëve tjerë.

Parashikuesit e motit kanë njoftuar se Chicago do të jetë më e ftohtë se në disa pjesë të Alaskës, Polit të Veriut dhe Antarktikut, ku temperaturat do të shkojnë mbi minus 50 gradë celsius.

Për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit, punonjësit e hekurudhave në Chicago janë detyruara t’ua vënë flakën binarëve me qëllim që trenat të lëvizin lirshëm. Raportohet se në këtë vend janë anuluar mbi 1,500 udhëtime nga frika se mund ta pësojnë qytetarët.

Të gjithë ata që nuk duhet të ekspozohen në motin e keq, janë këshilluar nga ekspertët që gjatë ecjes të mos marrin frymë thellë për shkak se mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore në sistemin respirator, ku temperaturat shumë të ulëta i dëmtojnë mushkëritë.

Miliona qytetarë në gjithë vendin janë duke u përballur me temperaturat shumë të ulëta, ku si rezultat në pesë shtete janë anuluar mbi 2,700 fluturime.

I ftohti ekstrem ka ndodhur si rezultat i ndarjes së vorbullës polare, që lejon temperaturat të depërtojnë në jug dhe veri të SHBA-ve më shpejtë se sa që duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy