Vizat me BE, Berisha: Qeveria “Kurti” na premtoi ditën, na solli natën 

Vizat me BE, Berisha: Qeveria “Kurti” na premtoi ditën, na solli natën 

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, e cilëson të pamjaftueshme punën që qeveria “Kurti” ka bërë deri tani në drejtim të liberalizimit të vizave me BE. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Berisha tha se qeveria e Albin Kurtit ka qenë gjithnjë e fragmentuar në lidhje me çështjen e vizave dhe nuk ia ka dalë të mbajë premtimet e dhëna kur erdhi në pushtet 

"Kjo qeveri që erdhi me parullën “Erdhi dita”, ka sjellë natën. Duke qenë të paaftë për të menaxhuar çështjet më elementare, kanë menduar se liberalizimi i vizave do të vijë i gatshëm. Vendimi i djeshëm ka të bëjë me të gjithë procesin në Kosovë. 
Dallimi me vizat është se në sistemin e vizave, verifikimi bëhet përmes ambasadës. 

Kosova duhet të lobojë vazhdimisht për liberalizimin e vizave dhe integrimin e BE. Por njëkohësisht duhet të tregojë përkushtim për standardet europiane dhe vlerat europiane. Në këtë kuptim duhet të bëhet palë konstruktive dhe të ndërtojë raporte të mira me shtetet fqinje dhe partnerët europianë. Për fat të keq, qeveria nuk po përkujdeset për këto objektiva, por po minon edhe ato të arritura deri tani. 
Kjo qeveri ka menduar se në të jashtmen mund të përfitojë ashtu siç ka përfituar në politikën e jashtme. Për çështjen e vizave ka qenë e fragmentuar. Procesi i dialogut ka ngecje edhe për mungesën e konstruktivitetit nga ana e qeverisë së Kosovës. 
Kjo qeveri dhe vetë Vetëvendosja dhe zoti Kurti në të kaluarën, fajësonin qeveritë, tani fajësojnë BE-në. Kjo tregon se kjo qeveri është e papërgjegjshme në vlerësimin e kontributit të saj dhe gjithmonë gjen fajtorë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy