Policia në Britanin e madhe ka gjetur në dy plazhe në lindje të vendit rreth 360 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 60 milionë euro.
Lajmi u bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare Britanike Kundër Krimit (NCA). “Çantat e para që mbanin pako me kokainë u zbuluan të enjten në mesditë në një plazh të Hopton, pranë portit ‘Great Yarmouth’ në Norfolk”, deklaroi policia.
Ndërsa agjencia kundër krimit theksoi se çantat e tjera që mbanin një sasi më të vogël të drogës u gjetën sot në mëngjes në një plazh në Detin e Veriut në Caister-on-Sea.
Sipas NCA-së sasia e përgjithshme e kokainës së kapur është rreth 360 kilogramë dhe kap vlerën e rreth 50 milionë sterlinave ose 58,6 milionë euro.



