Këngëtarët e rinj Orgito Dapa dhe Ergys Shahu, sollën për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, projektin më të ri muzikor në bashkëpunim edhe me Kelly-n.
Sipas tyre, kënga “Ti du”, së bashku me projektin e mëhershëm morën 1 milion shikime.
Ergys Shahu:
Erdhi si ide e imja spontane dhe e hodhëm direkt. Në studio gjithsecili ka rolin e vet, por në këtë këngë unë kam marrë më shumë rol.
Edhe Kellyn e kishim aty dhe i dhamë një strofë, ai është në studio gjithmonë dhe direkt pranoi, kënga doli mjaft e bukur.
Orgito Dapa:
Kënga e kaluar “Syte e saj” në bashkëpunimin tonë të parë na eci mirë. E nisëm këtë këngën tjrtër dhe prap e provuam fillimisht me tikTok, aty na eci mirë. Ne e testojmë, e hedhim si refren, dhe kur e shohim që pritet mirë e kalojmë si video në yt.
Të dy këngët së bashku shkuan në 1 milionë klikime.
Edhe kjo këngë u prit mjaftë mirë.



