
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, që u mbajt në selinë e PD-së, Sali Berisha doli para mediave. Ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit ishte unik në historinë e politikës shqiptare.
Pas themelimit të PD në vitin 1990, ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD. Jehona e këtij Kuvendi sic ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo zemër shqiptari.
Menjëherë pas hyrjes në selinë e PD-së, para nisjes së mbledhjes, Berisha e akuzoi Bashën për heqjen e karrigeve nga salla. Këtë detaj e përdori para gazetarëve për të ilustruar mesazhin që sipas tij përcjell ky veprim.
Për gazetarët: ndiej keqardhje që sot jeni në këmbë. Domethënia e kësaj është e madhe. Nga njëra anë keni njeriun që ka pasion karriget dhe nga ana tjetër keni njeriun e misionit. Ky njeri është sot para jush dhe nuk punon për karrige, por për liritë e demokratëve dhe shqiptarëve.
Berisha tha se Basha ka kryer krim elektoral, pasi mban peng kartat e anëtarësisë.
I ka marrë kartat anëtarësisë dhe nuk ua ka kthyer. I garantoj se do tu kthehen. Mesa duket e ndiente dhe e dinte se gjykatësi do ta kërkonte përsëri për atë që ka bërë.
Berisha i ftoi demokratët të bojkotojnë Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor.
Ju ftoj ta dënoni antikuvendin Basha-Bardhi si një nga turpet më të mëdha në historinë e njerëzimit në rrugën drejt demokracisë.
Basha dhe Bardhi le të rrinë si deputetë
Kjo është parti e lirisë. Që të dy mund të mbeten deputetë të PD. E kuptoj që Basha ka probleme të jashtëzakonshme jo vetëm me drejtësinë shqiptare por edhe me atë belge, por derisa të provohet fajësia e tij, prezumimi i pafajësisë vlen.
Padia në SPAK, Basha një besëprerë
Një veprim të tillë e bën një njeri që nuk njeh as ligjin as besën. Një besëprerë që vërsulet ndaj ish-kolegëve me të gjitha mënyrat. Tani që është shndërruar në pre të SPAK, e morët vesh që dosja nuk shkoi në Gjykatë të Lartë. Kjo është shkelja më flagrante e ligjit.
Referendumi për Bashën
Një opsion ishte më dt 18. Por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edvin Kristaq Ramën e shpërtoi referendumi i peng-Bashës se do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndal njeri.
Yuri Kimin s’e pranoj kurrë si guvernatore
Nuk do të pranohet kurrë. Nuk kam pranuar kurrë guvernatorë. Do respektohet si ambasadore por nuk do pranohet kurrë si guvernatorë. Merrni pak rezultatet për SPAK. Në vitin 2020, SPAK ka pasur 1/6 e çështjeve për korrupsion që ka pasur task forca në 2009. Në ditën e luftës kundër korrupsionit u morën për garantë të kësaj lufte dy nga figurat më të korruptuara në Shqipëri. Sali Berisha do rikthejë edhe njëherë atje ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të.
Gjykata nuk ndal dot revolucionin
Pluralizmin nuk mund ta dënojë gjykata. Revolucionet nuk dënohen. Nuk besoj të ketë gjykatës në botë që mendon të ndëshkojë pluralizmin.



