
Pas refuzimit të Bashës për tu paraqitur në Prokurori, për lobimin rus në SHBA, kjo e fundit kërkon shoqërimin me forcë të kryeopozitarit, Lulzim Basha nga policia.
Ndërkohë burime të sigurta për Tema Tv kanë konfirmuar se qindra qytetarë po vërshojnë drejt selisë së Partisë Demokratike, krahas kësaj , gjithashtu edhe në shenjë revolte ndaj skandalit të përgjimeve të publikuara në median gjermane “Bild”. Bëhet fjalë sipas burimeve , për një miting të paparashikuar që nuk dihet se si mund të vazhdojë më tutje. Qytetarët thonë se janë të gatshëm, të bëjnë çdo sakrificë për mbrojtjen e demokracisë dhe votës së lirë.
Gjithashtu mësohet se për shkak të situatës së rënduar politike po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD-së .



