Andoni: Deklaratat e Dumanit mbi vijat e kuqe për konsum publik, SPAK në pozicionin më të vështirë

Andoni: Deklaratat e Dumanit mbi vijat e kuqe për konsum publik, SPAK në pozicionin më të vështirë

Analisti Ben Andoni foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela në Kuvend.

Sipas Andonit një pjesë e deputetëve ishin të frikësuar dhe e ndërtuan ligjërimin me frena. Politikanët më shumë po bëjnë show që të paktën të jenë prezent në listat e vitit të ardhshëm, u shpreh ai.

Lidhur me pohimin Dumanit se vija e tij e kuqe janë provat dhe ligji, Andoni tha se këto deklarata janë më shumë për konsum publik pasi SPAK gjendet në pozicion të vështirë.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Më ka shqetësuar te raportimi i z. Çela që fliste për mungesë të prokurorëve. Më ka shqetësuar nga ana e z.Dumani për vonesat shumë të mëdha. Janë institucionet kryesore ku shqiptarët presin. Ai e tha shumë qartë sa i përket problemeve me inceneratorët dhe krimet e tjera, ku krimi ekonomik është shumë i vështirë. Ti lehtësisht mund të kuptosh sa vështirë do jetë pastaj për problemin e çështjes së shëndetësisë dhe çështje të tjera që janë hapur. Ka një ngecje nga politika që t’i shërbejë drejtësisë. Te opozita ka dy regjistra. Nga mazhoranca ka pakënaqësi se SPAK-u po godet vetëm nga radhët e tyre. Edhe nga institucionet e tjera ka një lloj ngadalësie dhe s’arrijnë peshën që publiku u ka ngarkuar dhe pret prej tyre. Edhe dje u pa që s’mund të shkohet më sipër. Të tilla raportime janë të nevojshme, sepse janë brenda kuadrit kushtetues, por pritshmëria për to është e pakët. Gjëja që më ka shqetësuar shumë është paqartësia e politikës sa i përket çështjeve që ata i adresohen. Kjo tregon nivelin aspak të mirë të qasjes së politikës ndaj drejtësisë.

Një pjesë e tyre janë të frikësuar. Z.Noka që ishte si më aktivi, më duket se ka një hetim për pasurinë e tij. Për personazhet e tjerë kishte shumë frena se si e ndërtonin ligjërimin. Më shumë bënin komente se sa pyetje. Prisja nga ligjvënësit pyetje më profesionale, metodologjisë së raportit. Politikanët më shumë po bëjnë show që të paktën të jenë prezent në listat e vitit të ardhshëm, sidomos pjesa e opozitës, sepse mazhoranca është e disiplinuar dhe z.Rama i drejton me një dorë jashtëzakonisht të fortë”.

Ben Andoni e konsideroi një qëndrim profesionist atë të Fatmir Xhafës.

"Ka bërë një qëndrim shumë profesionist. Shqetësimi që ngriti është realisht për nivelin ku po shkon drejtësia, si zbardhen gjykimet, si vonohen shumë çështje. Thirrja për populizmin gjyqësor në një farë mënyre tregon realitetin e drejtësisë te ne. Dumani s’foli asnjëherë për rrjedhjen e shumë lajmeve nga institucioni i tij. Z.Xhafa si njeri që e njeh shumë mirë drejtësinë, mendoj që e artikuloi në mënyrë shumë të drejtë shqetësimin e tij. Adresimi i tij ishte për ta shkundur SPAK-un, dhe jo si e kërkoi opozita për interesin e tyre”.

Duke komentuar deklaratën e Dumanit që s’ka vija të kuqe, Andoni tha:

"Një autoriteti të tillë i duhet të flasë për vija të kuqe për të treguar peshën e institucionit. Por do të kishte vija të kuqe nëse zv.kryeministrit s’do i jepej mundësia të ikte jashtë vendit, apo nëse ministrat e PS që po akuzohen të ishin me kohë para drejtësisë. Kjo vija e kuqe është më shumë për konsum publik dhe është përdorur kaq shumë saqë s’arrij ta besoj më. Njerëzit presin rezultate, jo argumentime. SPAK-u gjendet në pozicionin më të vështirë të tij, bashkë me GJKKO-në”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy