Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Greqia ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, duke iu bashkuar listës së vendeve që do të fillojnë funksionimin e misioneve diplomatike në Ukrainë, pas ndërprerjes për shkak të luftës.

Stafi ishte tërhequr nga Kievi menjëherë pas pushtimit rus më 24 shkurt me diplomatë që forconin konsullatën e Greqisë në Ukrainën lindore.

Ambasada do të drejtohet nga Manolis Androulakis, i cili si konsull i përgjithshëm grek në Mariupol ishte i dërguari i fundit i Bashkimit Europian që u largua nga qyteti i rrethuar bregdetar në mars.

Duke rrëfyer përvojën e tij pas kthimit në Athinë, diplomati tha se bombardimi i Mariupolit do të renditej padyshim krahas Stalingradit dhe Alepos.

Mariupol do të përfshihet në një listë të qyteteve në botë që u shkatërruan plotësisht nga lufta, si Guernica, Stalingrad, Grozny, Aleppo.

Kështu iu tha Androulakis gazetarëve në aeroportin e Athinës, menjëherë pas mbërritjes së tij në kryeqytetin grek më 20 mars.

Athina u kishte kërkuar anëtarëve të komunitetit grek të Ukrainës që të largoheshin nga vendi me Androulakis, i cili organizonte evakuimin nga Mariupol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy