Filmi "Barbie" i cili do të debutojë këtë verë, ka publikuar trailerin e ri. Filmi me regji të Greta Gerwig tregon një Barbie me veshje rozë, të luajtur nga Margot Robbie dhe një Ken, të luajtur nga Ryan Gosling.

Filmi do të dalë në kinema në korrik, dhe traileri i ri lë të kuptohet për përkushtimin e Gerwig për ndërtimin dhe stilin e Barbie. Traileri i kësaj jave u shoqërua me një seri sekuencash që ngjallën kureshtjen e shikuesit për të kërkuar të dhëna se cilat kukulla do të vihen në jetë.

Fansat e “Barbie” mundën të kuptonin se personazhet të cilët do të ishin në film përfshinin: Allan, Midge, bashkë me ta është edhe Issa Rae si një Barbie presidenciale, Dua Lipa si një Barbie sirene dhe Kate McKinnon.

Kostumet e filmit ndërkohë kanë ngjallur kureshtje që nga qershori i kaluar, kur fotot në xhirime të Robbie dhe Gosling qarkulluan në internet.
Detajet e filmit mbeten të fshehta, por Robbie ka thënë se "Barbie" nuk do të jetë asgjë si ajo që presin shikuesit.



