Lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e mjedisit do të jenë nën vëzhgim të ngushtë të Parlamentit Europian.
Gjatë një podkasti në RTL Today, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, raportuesi i përhershëm, Petras Austrevicius, thotë se institucionet shqiptare duhet të zbatojnë standardet që miratojnë në letër, ndërsa kreu i diplomacisë shqiptare ripërsërit propozimin që Shqipëria të anëtarësohet fillimisht me statusin e vëzhguesit.



