Cooper dhe Shayk shihen së bashku në premierën e filmit “Nightmare Alley”

Cooper dhe Shayk shihen së bashku në premierën e filmit “Nightmare Alley”

Bradley Cooper tregoi se sa mirënjohës është për marrëdhënien e tij miqësore me Irina Shayk, ndërsa po qarkullojnë thashetheme se ata janë kthyer bashkë.

I nominuari për Oscar, 46 vjeç, mori pjesë në premierën e filmit të tij "Nightmare Alley" në New York City të mërkurën mbrëma dhe u shoqërua nga modelja ruse, 35.

"Është shumë e veçantë," tha Cooper për "Entertainment Tonight" se Shayk e shoqëronte atë ndërsa festonte publikimin e thrillerit psikologjik.

Ndonëse të dy ishin të pranishëm në këtë event, dyshja nuk kanë pozuar bashkë në tapetin e kuq.

Cooper dhe Shayk ndezën thashethemet se janë rikthyer pasi u panë duke ecur krahë për krahu. Më pas ata kaluan së bashku Ditën e Falënderimeve, dy vjet e gjysmë pas ndarjes së tyre .

Një burim tha për Page Six se modelja është parë duke lënë apartamentin e saj në Manhattan në Ditën e Falenderimeve për t'u drejtuar në shtëpinë e aktorit në qytet, ku ai po kalonte pushimet me vajzën e tyre 4-vjeçare, Lea.

Megjithatë, ata shtuan se Shayk nuk e kaloi natën atje, pasi ajo u pa duke u kthyer në shtëpinë e Cooper të nesërmen për të marrë vajzën e tyre të vogël.

Por argëtimi familjar nuk u ndal me kaq. Ata u mblodhën përsëri të shtunën për të parë "The Nutcracker" me Anne Hathaëay, bashkëshortin e saj, Adam Schulman dhe një nga djemtë e tyre.

“Ata janë një familje shumë e ngushtë. Por ata nuk janë rikthyer zyrtarisht bashkë”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail, ndërsa një burim i tha Page Six se vajza është fokusi i tyre.

Shayk diskutoi për prindërimin e saj në një intervistë të fundit me Elle , duke thënë: “Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkëprindërimit. Kur jam me vajzën time, jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy