Llangozi: Kryeministri ta niste aksionin nga prona e Xhaçkës dhe Porti i Limionit që është zaptuar nga oligarkët (VIDEO)

Llangozi: Kryeministri ta niste aksionin nga prona e Xhaçkës dhe Porti i Limionit që është zaptuar nga oligarkët (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi tha përmes një lidhje  në studion e MCN Live se është problematik mosreagimi i KLP-së pas sulmit që Rama i bëri prokurores Gjeli. 

Llangozi e cilësoi aksionin e Ramës për të liruar hapësirat një show, pasi nëse do ishte serioze puna do të niste nga pronat e Xhaçkës në Dhërmi, Porti i Limionit dhe pronat me dokumente të oligarkëve në jug. 

Kur një kryeministër merr shpatën në krahë dhe godet një prokuror për ta bërë shembull që të mësojnë të tjerët, e shoh problematik mos reagimin e KLP i krijuar për të mbrojtur interesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ndikimet politike. 

Kryeministri sulmon një prokuror pa motiv dhe KLP nuk mblidhet. Kemi qindra raste në jug të Shqipërisë. Kemi Xhaçkën që ka zënë hapësirë publike në Dhërmi, pse nuk fillon nga këtu kryeministri? Pse nuk fillon nga Limioni i Sarandës, por shkon në Theth për të bërë show. Nuk duhet të biem pre e politikave të gabuara të Ramës për të bindur këtë popull se ai po punon.

Do të isha dakord nëse do të fillonte nga Olta Xhaçka,  të fillonte nga Porti i Sarandës që është zaptuar nga oligarkët. 

E dini sa prokurorë ka në Vlorë që mbyllin dosje. Kemi 7-8 vite që i ndjekim këto ndërtime pa leje, por oligarkët janë shumë herë më të fortë se drejtësia e kanë blerë drejtësinë, përderisa kanë mbështetje kryeministrin që sulmon prokurorët imagjino se çfarë bëhet në prapaskenë.

Duhet të fillojë nga Xhaçka, atëherë do të isha dakord. Do ta mbështesja. Duke filluar nga Vlora, Sarandë dhe Ksamil është i zaptuar nga oligarkët që janë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Llangozit, Rama po i bën presion prokurorëve.

Kryeministri po i bën presion prokurorëve. Nëse i referohemi Xhaçkës apo bashkëshortit të saj, prokurorët refuzuan ta hapnin çështje, morën ca persona që gjoja e kanë kthyer në viktimë Xhaçkën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy