Vrasja e biznesmenit Reçi, Bregu: Fishekzjarret mundësuan veprimin e autorit pa u vënë re, kamerat lidhin vëllezërit me krimin

Vrasja e biznesmenit Reçi, Bregu: Fishekzjarret mundësuan veprimin e autorit pa u vënë re, kamerat lidhin vëllezërit me krimin

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN ka zbuluar detaje për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, duke zbuluar se krimi ishte tentuar disa ditë më parë, por ishte dështuar. Ai shtoi se agresori ka përdorur shkallët metalike për të kryer krimin dhe fishekzjarret në zonë e kanë mundësuar të veprojë pa u vënë re. Bregu theksoi se dy vëllezërit e dyshuar mbeten mohues të akuzave, ndërsa kamerat e sigurisë dhe provat e tjera janë prova kryesore që lidhin ata me krimin.

“Zotëria e kishte kryer krimin edhe 3 ditë më parë, por i ka shkuar bosh. Disa të tjerë hidhnin fishekzjarrë dhe kjo i ka dhënë mundësi atij të dëgjohej në zonë. Ai ka shkuar përmes shkallëve metalike për të kryer krimin në fjalë. Të dy vëllezërit kanë mbetur mohues në akuzat që janë marrë në pyetje. Ai ka qenë 5 ditë rresht për të vrarë atë dhe nuk e ka mundur dot. Këqyrja e kamerave të sigurisë është prova më e fortë që ka policia në dorë. Grupi hetimor ka në dorë disa prova që i lidhin vëllezërit me këtë ngjarje.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy