Trump merr detyrën/ Kalemaj: Do të jetë një presidencë e paparashikueshme. Mbi 200 urdhra ekzekutivë, të parat në historinë amerikane (VIDEO)

Trump merr detyrën/ Kalemaj: Do të jetë një presidencë e paparashikueshme. Mbi 200 urdhra ekzekutivë, të parat në historinë amerikane (VIDEO)

Kryeqyteti amerikan, Uashington, është bërë gati për ceremoninë e 60-të të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, i cili do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Politologu Ilir Kalemaj, për "MCN Live", e vlerëson këtë mandat të Trump si një presidencë të paparashikueshme.

Eshtë jo vetëm ngjarja që inaugurohet presidenti i 47- i SHBA, por edhe rikthimi i tij i dytë si president por është një ngjarje që merr ngjarje të rëndësishme sepse do të marrë vëmendje krejt të veçantë sepse ka për të qenë një presidence e paparashikueshme.

Kjo bie dakord, si për kundërshtarët dhe përkrahësit e tij, sot ai betohet në Washingjot DC, në një vend kur 90% votuan kundër tij, sepse ai qytet njihet për traditën e e përkrahjes të demokratëve.

Një veçori e rëndësishme e presidencës së Trump, sipas Kalemaj, është angazhimi i tij për të lëshuar mbi 200 urdhra ekzekutivë, një shifër e pazakontë dhe e para në historinë e presidentëve të SHBA.

Trump ka premtuar më shumë se 200 urdhra ekzekutivë, që do të jenë të parët në historinë e SHBA.

Ky angazhim pritet të ketë një impakt të madh, jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Ai ka bërë premtime të bujshme që nga momenti i zgjedhjes dhe deri tani, përfshirë këtu për kanalin e Panamasë, që do t’i kthehet SHBA-ve, dhe për Groenlandën, një sipërfaqe 6 herë më e madhe se Gjermania, që gjeografikisht është më afër Amerikës së Veriut sesa Danimarkës. 

Po ashtu, Kalemaj theksoi se Trump ka arritur të realizojë disa premtime para se të betohej si president, duke përmendur si shembull marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Kjo marrëveshje është një arritje e madhe, dhe Trump ka ushtruar një presion të dukshëm përmes emërimit të një emisari të tij, duke e arritur atë 24 orë para inaugurimit të tij.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy