Gjatë një takimi me qytetarët e Shijakut, ish-kryeministri Berisha deklaroi se largimi i shqiptarëve përgjatë këtyre viteve është më i dhimbshëm se largimi i qytetarëve në vitin 1991.
Sipas Berishës, Shijaku dhe gjithë Shqipëria po përjeton një krizë të thellë e cila po shprehet me braktisjen e vendit.
Zgjedhja që në tërësi ka bërë Shijaku në këto dekada, ka qenë në përputhje me shpirtin e lirë të qytetarëve, banorëve të vet, atdhetarisë së tyre dhe përpjekjes për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në BE.
Sot Shijaku dhe mbarë Shqipëria, përjetojnë një periudhë krize të vërtetë, të thellë, e cila shprehet me një braktisje të pashembullt të vendit, Shijakut dhe Shqipërisë nga qytetarët e vendit. Kjo braktisje në të vërtetë është shumë më e dhimbshme, e hidhur, se sa ajo që ndodhi në vitin 1991. Është shumë më e dhimbshme dhe e hidhur, sepse në vitin 1991, ne jemi dëshmitarë, ne vërtetë fituam lirinë, por ishim nën tiraninë e tmerrshme të mjerimit.
Qytetarët shqiptarë në vitin 1991, ishin qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Vinin pas qytetarëve të Ugandës dhe Angolës. Kështu që ai largim masiv nga Shqipëria i vitit 1991, lidhet me dhimbjet e mëdha që krijonte tirania e mjerimit, pavarësisht se liria u fitua, nga diktatura dolëm, por ajo që vazhdoi ishte mjerimi i thellë në të cilën na kishte zhytur diktatura.
Sot jo, sot është një regjim. Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane.
Duke vijuar më tej fjalën e tij, Berisha se gjatë këtyre viteve nën qeverisjen e Ramës, rrogat dhe pensionet duhet të ishin trefishuar pas inga 2014-2021 Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë dhe dhe ekonomia ka pasur një rritje prej 400 miliardë lekësh.
Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë pësuar një rënie të paktën 20-30 %. E vërteta është se sot ne marrim rrogë më të ulët se Kosova, 20-30%. Një mjek në Kosovë, paguhet 1200 euro, një infermiere 700 euro. Një ushtarak në Kosovë merr 40-50 % më shumë se një ushtarak në Shqipëri.
Duhet të ushtrojmë pyetjen, pse kjo? Nuk kishte fonde e para Shqipëria ta bënte këtë? Fonde dhe para Shqipëria pati të paktën 3 herë më shumë se Kosova. Dhe unë po ju jap një shifër; nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin trefishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro.
Ku e bazoj unë këtë. Nga viti 2005-2013, rrogat u rritën mbi dyfish, pensionet u dyfishuan.



