Dritë jeshile Kinës, të kuqe Amerikës. BE shqyron rihapjen e kufjve

Dritë jeshile Kinës, të kuqe Amerikës. BE shqyron rihapjen e kufjve

Ata që udhëtojnë nga SHBA dhe Brazili drejt Europës mund të mos lejohen të hyjnë në vendet e BE-së, kur Blloku të rihapë kufijtë. Kjo masë po diskutohet aktualisht në Bruksel.

Ndërsa blloku kërkon të heqë kufizimet e udhëtimit në kufijtë e tij nga 1 korriku, diplomatët e BE po shqyrtojnë planet për një numër të kufizuar vendesh, pjesë e një liste të sigurt, për të rifilluar fluturimet me BE-në – çka mund të provokojë tensione me disa nga partnerët më të mëdhenj të bllokut.

Ambasadorët e BE-së do të takohen sot për të diskutuar kriteret për vendet që do të lejohen të rifillojnë udhëtimet drejt Evropës. Kjo pritet të përfshijë një kërkesë që vendet duhet të kenë një normë infeksioni nën mesataren e BE-së për të qenë në listë.

Ndërsa kjo kthehet në vendim përfundimtar, do të parandalonte udhëtimin nga disa vende, përfshirë ShBA-të, Brazilin dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa udhëtimi në dhe nga Kina pritet të lejohet.

Sipas listave paraprake, udhëtimi mund të rihapet për 50 vende. / Politico.eu /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy