Zjarret e qëllimshme në zonat malore, Xhaçka: Përgjegjësit do të dënohen

Zjarret e qëllimshme në zonat malore, Xhaçka: Përgjegjësit do të dënohen

Përgjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit ka pasur zjarre të qëllimshme kryesisht nëpër zona malore, me rrezikshmëri të lartë edhe për zonat e banimit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë djegur 300 hektarë pyje me lisa e dushqe, ne zonën e Kongrazhdit në Burrel. Në këto pyje gjatë gjithë ditës kanë qenë të aktivizuara pesë vatra zjarri, të cilat sipas banorëve, me gjithë ndërhyrjen e forcave ushtarake të zonës dhe të bashkisë Mat, ka qenë e pamundur shuarja e tyre.

Një tjetër zjarr i madh në një masiv pyjor është shfaqur në zonën e Bradvicës në Devoll. Zjarri ka nisur mbrapa vendit të njohur si Guri i Vjeshtës në kufi me Dardhën. Era ka favorizuar perhapjen e flakeve duke rrezikuar edhe pyjet e Dardhës, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është bërë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Zjarret, janë raportuar edhe në Tropojë, të masivi i gështenjave, në periferi të qytetit.

Lidhur me këtë problematikë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka paralajmëruar të gjithë kryesit e këtyre akteve, që do të përballen me ligjin. Ajo ka inkurajuar banorët që të denoncojnë këto zjarre të qëllimshme, në mënyrë që shkaktarët të dënohën: “Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo, që guxon t'i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin", ka shkruar Xhaçka.

Zjarrvëniet e qëllimshme në zonat malore po rrezikojnë bimësinë e tyre, por edhe po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy