Dalin detaje të reja për fuoristradën që u gjet në det në Vlorë. Automjeti tip xhip “Lexus infiniti”, që i gjet e fundosur në zonën ujore të Plazhit të Vjetër, 20-30 metra nga bregu, është me targa amerikane DH 7863 dhe dyshohet se është përdorur për tërheqjen e një karreli skafi apo mjeti motorik.
Pronari i makinës nuk është identifikuar ende. Mjeti po u nënshtrohet analizave dhe verifikimeve të policisë.
Siç raporton “ORA”, nuk ka pasur persona në bord dhe as nuk janë konstatuar lëndë narkotike. Prej orëve të para të mëngjesit është punuar për nxjerrjen e makinës. Në fillim janë angazhuar Delta Forcë dhe policia kufitare, të cilët me mjete detare janë përpjekur ta tërheqin, por ka qenë thuajse e pamundur. Ata kanë gjetur një tjetër mënyrë duke afruar afër bregut një karrotrec dhe e kanë tërhequr me kabllo.



