
Anëtarët e PD votojnë sot në të gjitha degët e partisë për të zgjedhur kryetarin e ri mes Sali Berishës e Ibsen Elezit. Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, ish-deputeti I Partisë Demokratike, aktualisht anëtar i Këshilli Kombëtar, Aleksandër Biberaj deklaroi se nuk pritet asnjë surprizë nga këto zgjedhje dhe se kryetar zgjidhet Sali Berisha.
Ai tha se me zgjedhjen e Berishës në krye të PD edhe gradualisht do rivendosen duke rregulluar marrëdhënqiet ndërkombëtare sepse për ta është e qartë parimi i votës së lirë.
Ndër të tjera Biberaj i ka bërë thirrje edhe asaj pjese të vogël që ka ngel jashtë që ti bashkohet shumicës në PD sepse siç ai shprehet lufta e tyre është përballë pushtetit të Ramës.
Intervista e plotë
1.Besoj edhe ju mendoni se ky proces i sotëm nuk do të sjellë surpriza dhe Berisha do të marrë shumicën e votave. Por çfarë sjell ky proces në kushtet kur ende ka një gjyq të hapur mes Alibeajt dhe Rithemelimit për vulën e partisë? Çfarë ndodh nëse Apeli vendos të mos e njohë Rithemelimin dhe rrjedhimisht edhe këtë proces zgjedhor?
Mendoj se procesi s’do ketë surpriza zgjidhet Berisha kryetar i PD. Këto kanë qenë zhvillime të imponuara nga njëra anë dhe të nevojshme nga ana tjetër. Shumë shpejt do formohen forumet në PD. Procesi në gjykatë nuk më shqetëson, sepse në jetën e brendshme të një partie nuk e rregullon drejtësia, drejtësia ka dështuar por kjo është gjë tjetër.
2.Nëse Berisha merr drejtimin e PD, a mendoni se do ta ketë të lehtë marrëdhënien me ndërkombëtarët duke pasur parasysh jo vetëm qëndrimin e SHBA por edhe të partive popullore europiane?
Natyrisht që Berisha do jetë kryetar i PD dhe gradualisht do rivendosen duke rregulluar marrëdhëniet ndërkombëtare sepse për ta është e qartë parimi i votës së lirë. Ndërkombëtarët kanë pasur rastin për tu marrë me demokracinë në Shqipëri kur kishim zgjedhjet. Koston e paguajnë shqiptarët, ndwrkombwtarwt bëjnë punën e tyre. Çështjet e brendshme i rregullojmë ne, sepse po të ishte për ta s’duhet të na kishin lwnw 46 vite me Enver Hoxhën. Janë për ti respektuar, por në fund Shqipërinë dhe shqiptarët rregullojanë vetveten.
3.Partia demokratike është ndarë në disa grupime së fundi, si e shihni ju të ardhmen e saj? A mendoni se do të krijohet një parti e dytë nga një pjesë e grupit parlamentar?
Nuk mendoj sepse ata persona që kanë mbetur i bëj thirrje ti bashkohen shumicës. Të gjithë kemi hatërmbetjet tona, por duhet bashkim përballë pushtetit të Ramës. Këtu gjithçka merr frymë nga Edi Rama. Nqs do duan të vazhdojnë me PD të bashkohen t gjithë.
4.Ndalemi pak tek negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri duke pasur parasysh se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i votimit në parlament. Si e shikoni ju përpjekjen e Alibeajt për t’i imponuar maxhorancës një president nga opozita?
Rama e ka presidentin tashmë dhe kjo e gjithë është një lojë. Alibeaj nuk mund ti imponohet Ramës sepse ai e ka treguar se nuk pyet njeri. Mendoj se kjo është tallje me procesin, që në momentin që tha kush do të jetë president të dërgoj një e-mail që aty e delegjitimoi procesin. Ai do të marrë të gjithë pushtetin. Gjithçka ehte një lojë e pisët e politikanëve shqiptarë, e të gjithë faktorëve. Këto nuk janë negociata. Edi Rama tallet me procesin. Emrat e propozuar janë të nderuar, por Rama s’ka në plan të zgjedhë një president që nuk komandohet nga ai. Rama do të zgjedhë një president kukull që të jetë në urdhrat e tij. Ne si PD kemi përgjegjësinë tonë për ndryshimet e kushtetutës. Këto janë pasojat shkatërrimtare të demokracisë nga ndryshimi i kushtetutës së vitit 2008. Ishte gabim bojkoti i asaj kohe dhe ka 14 vite që kushtetuta qepet e arnohet duke i ikur balancës kryesore. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli sepse vetëm një i tillë ka legjitimitet. Kushtetuta ka shumë e shumë nene që duhen ndryshuar. Duhen nxjerr mësime dhe nga gabimet sepse ato ndryshime e kanë çuar vendin në këto kushte ku kemi një kryeministër që sillet si padisha. Unë jam për president politikan me karrierë, por nuk përjashtoj mundësinë e një presidenti intelektual dhe profesionist në fushën e vet.



