Funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese/ Kim dhe Soreca: KED, rol thelbësor për ta vënë në lëvizje procesin

Funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese/ Kim dhe Soreca: KED, rol thelbësor për ta vënë në lëvizje procesin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilluan sot një takim me Vitore Tushën, kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ambasadorja Kim shprehu respektin për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun.

”Respekt për gjyqtaren Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vetingun. Është koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet’, u shpreh Kim.

Ndërsa ambasadori Soreca theksoi se “një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kyç për bisedimet e pranimit në BE, si dhe për demokraci dhe stabilitet në Shqipëri”.

“Roli i KED për ta vënë me shpejtësi në lëvizje procesin është thelbësor. Presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësi për t’u dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën dhe vendosë për konfliktet kushtetuese”, u shpreh Soreca.

“Fryma e Reformës në Drejtësi ka të bëjë, para së gjithash, me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. KED është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED 2020 është që të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij, si dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë te procesi dhe vendimet”, theksoi kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë.

“BE qëndron përkrah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së”, përfundoi Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy