“Përplasjet në PD”, Nano: Po vërtetojnë se nuk kanë qenë kurrë parti politike, por organizatë kriminale (VIDEO)

“Përplasjet në PD”, Nano: Po vërtetojnë se nuk kanë qenë kurrë parti politike, por organizatë kriminale (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano lidhur me ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike, tha në studion e lajmeve të MCN se nuk e priste lëvizjen e fundit të Sali Berishës duke shkuar në selinë blu. Sipas tij ky vendim është marrë sot, dhe kjo është një lëvizje për të “fikur” kuvendin e datës 18 dhjetor.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e Belind Këlliçit drejtuar Lulzim Bashës se do të tregojë mosmarrëveshjet brenda PD, Nano tha se kjo tregon se ajo nuk ka qenë kurrë një parti politike, por një “organizatë kriminale”.

Intervista e plotë:

1-Çfarë ishte kjo që ndodhi sot në Partinë Demokratike? Berisha  foli për revolucion, ju si do e cilësonit?

Inkursionin e Berishës nuk e prisja. Besoj e ka marrë vendimin sot, mendoj që duhet të bëjë gjëra në vijimësi. Tani tendencionalisht lëvizja e tij duhet të fiket. Si pasojë e ndonjë letre tjetër që mund të vijë nga Berisha. Në 18 është kongresi i Bashës dhe ka frikë se mund të jetë spektakolarë. Besoj që do të krijojë klimë terrori. Nëse kongresi i Bashës del diçka e fisme, atëherë Berisha është i marrë frymë. Ai do tentojë të shkatërrojë këtë gjë. Nuk i kanë mbetur shumë gurë në duar, por meraku i tij është të zhvlerësojë ...të gjente gazetarët e aty. Iu sabotua nga Basha. Sot kishte menduar më shumë, e kishte parë si hapin e parë të zaptimit të PD. Jam informuar që Basha nuk ka kërkuar policisë që të ndërhyrë se pastaj do thuhej është policia e Ramës. Kompleksi Bashës për të mos njoftuar policinë sepse është e Ramës. Nëse konflikti lihet të shkojë në konflikt fizik është e turpshme. Nëse kongresi i 18 del i mirë, atëherë Berisha është i djegur.

2-Degjuam një gjuhë shumë të ashpër të Lulzim Bashës. A mund të jetë ky një provokim i Bashës që Berisha të ashpërsojë veprimet e tij, çka mund të shkaktonte më pas reagime ligjore ndaj grupit të Berishës?

Duket sikur është organizatë kriminale jo politike, dhe kanë bashkëpunuar bashkë. Tani që s’janë më bashkë do ja nxjerrin nj-tj. Lidhur me 21 janarin besoj se ka gisht Berisha. Shumë demokrat po kthjellohen. Demokratët po pësojnë atë që u ka bërë Shqiptarëve. Po e pësojnë demokratët atë që kemi pësuar ne, dhe unë.

Basha që bën deklarata të tilla. Nëse Berisha ka vendosur të flasë për 21 janarin të japë dorëheqjen nga PD. Jam i sigurt që Basha di mirë të vërtetën për atë ditë. Mund të ketë të drejtë dhe Berisha se dimë.

Fakti që po flasin për njëri tjetrin, do të thotë që s’ka qenë kurrë parti politike, por organizatë kriminale.

3-Asnjë reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Heshtje më 11 dhjetor, heshtje sot…

Amerikanët e bënë të vetën. Në fund janë institucionet që duhet të vendosin. Kanë ndikim, por nuk fusin dot njeri në burg. Gjykata shqiptare duhet ta vendosë këtë punë.

5-Sali Berisha konfirmoi atë që kishim lajmëruar dje në darkë, se ndryshimet në statut do të dorëzohen në gjykatë. A është kjo zgjidhja e krizës në PD apo zvarritja e mundshme e procesit në gjykatë thjesht sa do të thellojë krizën?

Kjo është e vetmja zgjidhje, në demokraci çdo konflikt zgjidhet në gjykatë. Ndaj marshimi i sotëm ishte i gabuar, Berisha nuk ka punë aty, por këtu ka ligje e rregulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy