Vizita e Brnabiç në Kosovë/ Maloku: Deklarata e asosacionit e dëmshme për Kosovën

Vizita e Brnabiç në Kosovë/ Maloku: Deklarata e asosacionit e dëmshme për Kosovën

Politologu Albinot Maloku në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN TV’ ka komentuar lidhur me vizitën e Brnabiç në Mitrovicën e Veriut si dhe mbi mesazhet e letrës së Sholz dhe Macron një ditë më parë drejtuar presidentit Vuçiç si dhe kryeministrit Albin Kurti.

Teksa e cilësoi vizitën si të qetë dhe aspak me nota përçarëse, Maloku tha se deklarata e asosacionit është e dëmshme për Kosovën. Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të jetë mortori i proceseve pozitive për Ballkanin.

Vizita e Brnabiç ishte e qetë nuk dukej se ka fjalor përçarës apo tensioni në situatën ku ndodhen palët. Ishte një vizitë në zonat ku jetojnë komuniteti serb, aty është vazhdimësi e politikës së Beogradit e një marrëveshje të 2013, por thelbësisht ka qenë një vizitë e qetë dhe pa provokime të rënda siç ndodh zakonisht. Gjykimet, nëse sensacioni është i drejtë apo jo për Kosovën, mund të them se kjo është e dëmshme në shpërputhje totale me vlerat kushtetuese të vendit në të cilat Kosova funksionon. Ky është thelbi i vërtetësisë që mund ta ketë Kosova. Në kushte normale Kosova duhet të insistonte në njohjen reciproke të të dy vendeve. Çdo marrëveshje që është prodhuese ka qenë një qetësim i situatës dhe zgjidhje e problemit. BE po provon të shtyjë axhenda dhe nëse vazhdon të provojë qetësimin e  situatës dhe jo të zgjidhë problemin, atëherë do jenë të dështuar në çështjen përfundimtare të problemit të Kosovës.

Më tej ai deklaroi se reciprociteti pavarësisht se është premtimi thelbësor i Albin Kurtit, Maloku konsideron se nuk e kemi ende reciprocitetirtn e  mirfilltë mes kosovës dhe Serbisë.

Është thjesht vetëm për politikë. Nuk kemi ende reciprocitet, pra janë pjesë të marrëveshjes të konkluduar vite më parë dhe po provohet të gjenden zgjidhje për to. Qeveritë e atëhershme kanë qenë shumë më të ndrydhura, por nuk e shoh reciprocitetin mes dy vendeve as nga Kurti që ka qenë njeriu që i ka fryrë më shumë kësaj çështje. Problemi është te BE që nuk ka pasur qasje korrekte për ti çuar gjërat me emrin e vetë dhe i ka lënë hapësirë Serbisë për të qenë në pozicion të dyfishtë. Pra problemi nuk është te Serbia por te BE, e cila duhet të jetë motori i proceseve pozitive për Ballkanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy