Emisioni shumë i njohur në SHBA “Ellen DeGeneres Show” është bërë subjekt investigimi nga WarnerMedia, pas llogaritjes së problemeve të shumta në vendin e punës dhe oraret e zgjatura të stafit.
Ankesat nga ana e stafit të Ellen u bënë të njohura pas raportimit të Variety, ku persona nga stafi i përbërë nga 30 persona janë shprehur se janë ndjerë të pavlerësuar në periudhën e pandemisë. Ata janë ankuar se për një muaj nuk morën asnjë komunikim me shkrim në lidhje me statusin e orarit të tyre të punës, pagën ose pyetjet në lidhje me shëndetin e tyre mendor dhe fizik nga prodhuesit.
Një zëdhënës i Televizionit Bros nuk pranoi të komentojë çështjen. Edhe "The Ellen DeGeneres Shoë" nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Variety për koment.
Akuzat shkojnë më tej, duke thënë se dy vajza me ngjyrë gjithashtu janë ndjerë të diskriminuara nga personat drejtues të emisionit, duke theksuar se racizmi është ndjerë në disa raste.
Ed Glavin dhe prodhuesit e tjerë ekzekutivë Andy Lassner dhe Mary Connelly iu drejtuan akuzave në një deklaratë të përbashkët për Buzzfeed.
"Ne jemi vërtet zemërthyer dhe na vjen keq kur mësojmë se edhe një person në familjen tonë prodhuese ka pasur një përvojë negative. Kjo nuk tregon atë që ne jemi, ose përpiqemi të jemi, gjithashtu ky nuk është misioni që Ellen ka rënë dakort me ne. Përgjegjësia mbi shfaqjen e Ellen bie plotësisht mbi ne. Ne do I marrim të gjitha ankesat shumë seriozisht, pasi jemi me parimin që në këtë botë duhet të bëjmë mirë dhe do të bëjmë më mirë”.



