
Rënia e prodhimit vendas, veçanërisht në sektorin industrial, është bërë evidente pas zhvleftësimit të euros, duke sjellë përmasa shqetësuese për ekonominë e vendit.
Sipas Edvin Prençes, sipërmarrës në industrinë e prodhimit, industria është në recesion, shumë më të rëndë se sa e raporton qeveria.
Në një intervistë për "MCN Economy", Prençe tha se si drejtues i sektorit, ai e ka monitoruar situatën dhe ka vlerësuar se realisht ndodhemi në një nivel shumë më të ulët se sa mendohet.
Duke qenë drejtues i sektorit, që ne e monitorojmë, është një rezultat në vetvete akoma më i ulet seç ne e mendojmë se është.
Në këtë periudhë pesëmujori, jemi në fund të gushtit dhe pas 8 muajsh të vitit, të dhënat që do dalin në muajt e ardhshëm do ta pasqyrojnë më qartë hendekun dhe problematikat që ka sektori ynë si prodhues, por edhe të gjithë prodhuesit eksportues.
Prençe theksoi se shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht për të ringritur industrinë dhe për ta çuar prodhimin në nivelet që kishte më parë. Sipas tij, kjo krizë nuk po sjell vetëm impakte ekonomike, por edhe pasoja sociale të rënda.
Në momentin që ndodhi kjo ‘gjakderdhje’ ekonomike, gjëja më emergjente është që kjo të tamponohet ose të ndalohet. Për fat të keq, ende nuk ka ndodhur.
E vetmja mënyrë për të parandaluar këtë është ndërhyrja në institucionet përkatëse për të krijuar stabilitet dhe qëndrueshmëri.
Pasi të ndalohen efektet negative, do të ketë mundësi për të ndërhyrë dhe ringritur industrinë, duke e çuar atë në nivelet e mëparshme.
Përtej ndikimit ekonomik, ka edhe një impakt social të madh.
Po kthehemi mbrapsht, ku deficiti tregtar dhe rritja e importit po mbyt prodhuesin vendas.



