Analisti Arjan Curri e sheh si luftë e një klani të madh ndaj një të vogli sulmin e kryebashkiakut Veliaj ndaj kreut të FSHF-së, Armando Duka. Sipas Currit, klani i madh, pra shteti, ka zgjedhur një talent të strategjisë “përça e sundo” për të pushtuar, siç thotë ai vetë ishullin e vetëm që ka mbetur pa vënë nën kontroll.
Banda më e madhe është shteti. Nëse bandat e vogla i binden shtetit, atëherë kemi paqe sociale. Nëse nuk i binden shtetit, atëherë ka luftë. Klanet më të mëdha godasin klanet më të vogla. Pra numri dy i maxhorancës godet Dukët. Këtë na tha zoti Veliaj dje. Është gjithë shteti përballë Dukajve.
Veliaj është talent në fushën e përça e sundo, ka marrë urdhër t’i hyjë komunitetit të futbollit ta përçajë dhe të sundojë. Nëse zoti Duka arrin ta mundëm atëherë mund të themi me plot gojën se vetëm ai mundi ta mundë PS.



