Presidenti grek Pavlopoulos viziton këtë të hënë Aleksandrinë, në Egjipt, së bashku me homologun qipriot, Anastasiades ku do të takohet me presidentin e Egjiptit, el-Sisi.
Në një intervistë për gazetën egjiptiane Al-Ahram, duke folur për Zonën Ekonomike Ekskluzive mes të tre vendeve, Pavlopoulos i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën ndërkombëtare.



