
Tradita e punës në tezgjah është një profesion që në vendin tonë sa vjen dhe po ushtrohet më pak. Gratë profesioniste në këtë zanat thonë se ka pak interes për t’u mësuar nga brezat e rinj. Tereza Gega është një artizane nga Lezha, e cila thotë për MCN se puna që ato bëjnë duhet të ketë edhe mbështetjen nga shteti.



