Analisti Sadri Ramabaja përfundimin e numërimit të votaven ë Kosovë dhe publikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me përjashtim të diasporës i komenton si shifra të dala më parë.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje rezulton forca e parë politike me 40.80% të votave, ndërsa sipas tij ka dy variante që Albin Kurti të formojë qeverinë.
Proces ishte i qartë, vëzhguesit dhe komisionerët e partive politike e kanë të qartë se sa vota kanë marrë, mund të ndryshojë prej votave të diasporës dhe ato me kusht.
Krejtësisht varet nga vota e diasporës, nëse do kishim një votim si në 2021, është e qartë që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me votat e pjesës dërmuese të minoriteteve mund të bëjë minimumin e domosdoshëm me 61 dhe 62 mandate dhe ta bëj qeverinë vetë.
Nëse nuk funksionon skenari i parë, nuk përjashtohet skenari i dytë që Vetëvendosje të bëjë koalicion me një nga tre forcat parlamentare, LDK, PDK, AAK.
Unë gjykoj se mundësia më e madhe është një koalicion me LDK, nëse nuk arrihet skenari i parë.



