
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, bwri me dije ai të hënën, pasi kombi i tij vazhdon të përballet me një rritje të rasteve për shkak të variantit Omicron, si dhe protestave të zhurmshme në kryeqytet për kufizimet nga pandemi.
"Këtë mëngjes, unë dola pozitiv me COVID-19," shkroi në Twitter Trudeau , i cili është plotësisht i vaksinuar. "Unë ndihem mirë dhe do të vazhdoj të punoj në distancë këtë javë duke ndjekur udhëzimet e shëndetit publik. Të gjithë, ju lutemi vaksinohuni."
Dy nga tre fëmijët e Trudeau gjithashtu kanë rezultuar pozitivë, tha Kryeministri të hënën gjatë një konference për shtyp në natyrë. Ai dhe familja e tij janë izoluar prej ditësh pasi kishin pasur kontakt me njw tw infektuar me Covid-19, për të cilin nuk ka dhënë detaje. Trudeau u takua personalisht të mërkurën me disa anëtarë të kabinetit të tij.
Kanadaja ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë , me rreth 4 në çdo 5 kanadezë të vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.



