Edhe pse me paterica, Madonna i bashkohet protestës “Black Lives Matter”

Edhe pse me paterica, Madonna i bashkohet protestës “Black Lives Matter”

Madonna është shfaqur me paterica në protestën në nder të George Floyd, të quajtur “Black Lives Matter”.

Teksa i është bashkuar protestës që morën pjesë edhe shumë personazhe të famshëm si Anthony Joshua dhe Boris Becker, Madonna u shfaq me paterica.

Edhe pse është e lënduar në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar, 61-vjeçarja vendosi që t’i bashkohej kësaj proteste që bëri bujë në mbarë botën.

Madonna gjatë protestës kishte veshur një bluzë të firmës ‘Nike’ me mbishkrimin “Black Lives Matter” dhe kishte vënë një palë syze dielli të mëdha.

George Floyd u vra në mënyrë diskriminuese nga oficeri i policisë dhe pamjet nga vrasja e tij bën xhiron e rrjetit ku dhe përlotën të gjithë botën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy