Banorët kundër projektit TID në Durrës: Të pezullohen shembjet, po shkelet ligji! Do përshkallëzojmë protestën (VIDEO)

Banorët kundër projektit TID në Durrës: Të pezullohen shembjet, po shkelet ligji! Do përshkallëzojmë protestën (VIDEO)

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë bërë publike qëndrimin e tyre pas një takimi të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, kryeministrin dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, ku sipas tyre u deklarua qartë se projekti do të zbatohet pa asnjë ndryshim. 

 

Në deklaratën e tyre, banorët shprehen se alternativat e ofruara nga institucionet janë pranimi i një çmimi shpronësimi pak më të lartë, zhvendosja në zona periferike të përcaktuara nga bashkia, ose sistemimi i të gjithë familjeve në një objekt të vetëm. 

 

Ata e kundërshtojnë këtë qasje, duke theksuar se projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale, pasi disa prona nuk janë përfshirë në listën e shpronësimeve ose nuk kanë një ekspertizë të saktë.

 

“Ne nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet”, thuhet në deklaratë. 

 

Banorët theksojnë gjithashtu se propozimet e kryeministrit nuk janë dakordësuar me ta, ndërsa çmimi referencë i shpronësimit konsiderohet vetëm një “çmim dysheme”. 

 

Sipas tyre, çdo zhvendosje duhet të bëhet vetëm me dakordësinë e banorëve dhe deri tani propozimet mbeten vetëm në nivel fjalësh. Në këtë kuadër, banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit, pezullim të shembjeve dhe shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një nga një. 

 

Ata paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestën dhe do të intensifikojnë reagimin publik dhe institucional, duke theksuar se komunikimet në nivel ndërkombëtar tashmë kanë nisur dhe do të vijojnë. 

“Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës”, përfundon deklarata e banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy