Vuçiç dorëzohet: Ideja ime për kufijtë me Kosovën ka dështuar

Vuçiç dorëzohet: Ideja ime për kufijtë me Kosovën ka dështuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se ideja e tij për një kompromis final me Kosovën lidhur me çështjen e kufijve ka dështuar.

Për këtë dështim, Vuçiç fajësoi edhe serbët vetë. “Njerëzit tanë menduan ndryshe dhe kjo do të na kushtojë shtrenjtë në 2-3 dekadat e ardhshme”, tha ai.

Siç raporton Tanjug, Vuçiç njoftoi gjithashtu sot se do të takohet me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, më 8 maj.

Vuçiç e përshkroi Salvinin si "politikani më i fuqishëm" i Italisë – që mund të revokojë njohjen e Kosovës.

Vuçiç tha se me Sealvinin do të bisedojë në lidhje me çështjen e Kosovës, si dhe "pozicionimi në Evropën e sotme që ka ndryshuar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy