Sunak i dorëzon dorëheqjen, Mbretit Charl III emëron Keir Starmer kryeministër të vendit

Sunak i dorëzon dorëheqjen, Mbretit Charl III emëron Keir Starmer kryeministër të vendit

Menjëherë pas deklaratës së tij përpara popullit britanik, ku Rishi Sunak njoftoi dorëheqjen si lider i partisë konservatore, u nis për në pallatin mbretëror.

Drupal Ad

 

 

 

Ai u takua me mbretin Charl, duke i dorëzuar dorëheqjen për t’i lënë rrugën e lirë emërimit të kryeministrit të ri, Keir Starmer.

Pallati konfirmoi se dorëheqja e Sunak është pranuar nga Mbreti.

Deputeti i nderuar Rishi Sunak pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe dha dorëheqjen e tij si kryeministër, gjë që madhështia e tij e pranoi me dashamirësi.

Nga ana tjetër Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charl në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar në Downing Street. Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij.

Partia Laburiste i dha fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia Konservatore. Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunak ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara, pjesërisht për fajin e konservatorëve,  që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Mbreti Charles dhe Sir Keir Starmer

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy