Qiraxhi: 55 milionë € janë shpenzuar nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e 9 shkollave, ishin planifikuar 17. Vjerdho: Shkëputje e vëmendjes nga arsimi (VIDEO)

Qiraxhi: 55 milionë € janë shpenzuar nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e 9 shkollave, ishin planifikuar 17. Vjerdho: Shkëputje e vëmendjes nga arsimi (VIDEO)

‘Qëndresa Qytetare’ thotë se pavarësisht se Bashkia e Tiranës mori 55 milionë euro nga taksa e arsimit, nga 19 shkolla të planifikuara për t’u ndërtuar, vetëm 9 prej tyre u bënë.

Në studion e “MCN live” përfaqësuesit e kësaj organizate, Migen Qiraxhi dhe Kolindo Vjerdho, krahas identifikimit të problemeve, u ndalen edhe te abuzimet me fondet e taksës së arsimit, të cilat nuk çuan në ndërtimin e shkollave të planifikuara.

Sipas Qiraxhiut, ka ardhur koha që në këtë situatë, përgjegjësit të dalin dhe të identifikohen.

Në bashkinë e Tiranës është iniciuar një taksë që do ishte taksa e infrastrukturës nga bashkia e Tiranës, qe tani ka kaluar një dekadë, është vendosur që do ishte një takstë e përkohshme por duke u mbushur kaq vite.  

Nëse shohim në analizë të dhënat që janë përdorur dhe paratë që janë grumbulluar janë 55 milionë € nga të cilat janë shpenzuar i tërë buxheti për vetëm 9 shkolla, janë planifikuar të ndërtoheshin 17 shkolla, por bashkia e Tiranës ka arritur të ndërtoj vetëm 9.

Pyetjet ngritën se çfarë ka ndodhur këtu, është abuzuar këtu me partë se ku kanë shkuar, kemi të bëjmë me abuzim apo zyrtarët që i paguajmë dhe të vetmen detyrë që kanë të bëjnë llogarit për shkollat edhe këtë punë e bëjnë gabim.

Në këtë situatë duhet të kemi përgjegjës sepse këtu janë mbledhur paratë një kohë të gjatë dhe nga planifikimi që janë bërë , ato nuk janë plotësuar dhe planifikimi në thelb i 17 shkollave që do duhet ë bëheshin deri në 20225, është e kuptueshme që pritshmëritë nuk janë edhe për 2 shkolla tjera që janë larg realitetit dhe e gjithë kjo vështirëson jetën e të gjithë fëmijëve të cilët duhet që të realizojnë mësim me turne.

Nga ana tjetër Kolindo Vjerdha nga ‘Qëndresa Qytetare’, vlerëson se krahas problematikave që janë identifikuar, vihet re një mungesë e shkëputjes së vëmendjes së institucioneve për arsimin.

Mungesa e njëtrajtshme e institucioneve arsimore, për të formuar një shërbim gjithëpërfshirës.

Ajo që shohim ne gjatë tërë këtyre viteve, ne shohim përsëritje të problemeve që nisin nga infrastruktura, nga largimet masive me uljet e numrit të nxënësve dhe çdo vite e më shumë shohin shkëputje të vëmendjes nga arsimi,

Ne sot shohim se dhe buxheti i arsimit, trajektorja është rënëse, vëmendja ndaj këtij sektori është në rënie.

Në momenti që ti shikon një vëmendje të ulët ndaj arsimit, ti shikon se edhe problematikat janë të pazgjidhura. Institucionet e cilësisë në arsim, mungese infrastrukturë, digjitalizimi, etj.,

Në aspektin gjithëpërfshirës nuk ka nxënës vetëm ne qytetet e mëdha por shërbimi duhet të vij i njëjte si në zonat rurale, atje nuk ka as infrastrukturë minimale.

Ka shpërdorim të parasë publike se janë mbledhur 55 milionë euro dhe me 49 milionë € janë ndërtuar vetëm 9 shkolla kur duhej të ndërtoheshin 17,

Problematika të reja në aspektin e asaj se çka ishim ne vjet, krahasuar me mirë me vjet me nxënësit ne shkolla por të njëjta më problematikat që kemi parë sivjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy