Nano në Zululand: Rama, nuk sulmohet opozita para policëve! Basha, ndahu nga Berisha të bësh hair! Berisha, enough is enough!

Nano në Zululand: Rama, nuk sulmohet opozita para policëve! Basha, ndahu nga Berisha të bësh hair! Berisha, enough is enough!

Në Zululandin e sontëm "ishte i ftuar" vetë Nano. Ai iu referua disa momenteve të kronikës politike të javës së fundit, dhe bëri komentet e veta.

 

Fillimisht u ndal tek gjesti kryeministrit Rama, i cili përballë qindra policëve që ishin mbledhur për të përuruar ndërtesën e rinovuar të Ministrisë së Brendshme, nuk e pati për gjë të fliste për opozitën me tone kritike. "Kjo është një gjë jo logjike dhe e paprecedent" në botën e vendeve demkratike. Kjo është një gjë skandaloze", tha  ai. Më pas ai tha se po kaq skandaloz është edhe fakti që opozita nuk ndali fare tek ky gjest, a thua se e quajti normal. Dhe në këtë pikë u ndal tek opozita e Bashës me konferenca shtypi.

 

Si ngjarje të tjera për të komentuar Nano kish zgjehdur protagonizmin e Berishës me mesazhe në facebook (ai kishte zgjedhur një mesazh të Berishës dhe e lexoi në studio), dhe një intervistë të Majlinda Bregut, ku ajo pranonte se kish qarë kur Berisha ka dhënë dorëheqjen prej kreut të partisë. "Të qajë një grua e fisme, si Bregu, që Berisha jep dorëheqjen, kjo  është e pabesueshme", tha Nano. "Sidomos kur mendon se dorëheqja e Berishës ka qenë një teatër."

 

Lidhur me dorëheqjen e munguar të Berishës, Nano kish zgjehdur një prononcim të George W. Bushit pasi ai la Shtëpinë e Bardhë. "Nuk do jem më në sytë e publikut. Koha ime mbaroi. Tani ëhstë radha e të tjerëve. Unë nuk mund ta përfytyroj dot që një ish President të mbetet protagonist i jetës publike", tha Bushi mes të tjerash. Një mesazh që mund të bjerë në veshët e Berishës. Sipas Nanos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy