Kreshnik Merxhani: Shqetësim votat e pavlefshme, goditje masive ndaj demokracisë

Kreshnik Merxhani: Shqetësim votat e pavlefshme, goditje masive ndaj demokracisë

Kandidati i pavarur për Vetëvendosje Kreshnik Merxhani ka komentuar në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV lidhur me zgjedhjet në Gjirokastër ku shprehu shqetësimin lidhur me numrin e lartë të votave të pavlefshme të cilën e ai e konsideroi si një thyerje të mekanizmit të qytetarëve.

Ne jemi të shqetësuar për numrin e lartë të votave të pavlefshme. Ku vëzhguesit tanë i janë drejtuar drejtuesve përkatës dhe nuk kanë mare një zgjidhje, e kemi dokumentuar. Ky është deformim masiv, thyerje e vullnetit të qytetarëve, kjo i kthen frymën çdo lloj ndryshimi. Ne këtë e konsiderojmë të papranueshme.

Ndërsa lidhur me publikimin e videos ku pretendoghet se dokumentohet manipulimi i votave , Merxhani tha se do ta depozitojnë në SPAK.

Video dokumenton se si manipulohet vullneti i qytetarëve. Tani këto çështje dokumentohen ne SPAK. Dhe do ta depozitojmë në SPAK. Nuk mund ta bënin aty për aty sepse situata është e vështirë”.

Sa i përket fitores së një mandati të tretë për Edi Ramën, Merxhani komentoi se video që ai ka bërë publike është përgjigja e çdolloj rezultati.

Në momentin që kemi tërhequr të gjithë vëzhguesit kur kemi parë një maskaradë të tillë me zgjedhjet çdolloj rezultati tjetër e ka marrë përgjigjen tek ajo video. Kjo është pandemia e vërtetë që po vuan vendi ynë. Kjo është një goditje masive ndaj demokracisë”.

-Zoti Merxhani, procesi i numërimit është mbyllur në qarkun e Gjirokastrës ku ju kandiduat si i pavarur, por me mbështetjen e qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë. Keni marrë vetëm 148 vota në të gjithë qarkun. Sa e realist e konsideroni këtë rezultat?

Ne jemi të shqetësuar për numrin e lartë të votave të pavlefshme. Ku vëzhguesit tanë i janë drejtuar drejtuesve përkatës dhe nuk kanë mare një zgjidhje, e kemi dokumentuar. Ky është deformim masiv, thyerje e vullnetit të qytetarëve, kjo i kthen frymën çdo lloj ndryshimi. Ne këtë e konsiderojmë të papranueshme.

-Keni akuzuar për manipulim të votave në Gjirokastër dhe madje keni publikuar një video ku pretendoni se faktohet kjo akuzë. A keni depozituar kallëzim në polici apo prokurori?

 

Është detyrim ligjor që policia dhe prokuroria të më kontaktojnë mua të vinë dhe të më kërkojnë videon origjinale dhe moskontaktimi me mua shumë për shtetin ligjor. Kjo dokumenton se si manipulohet vullneti i qytetarëve. Tani këto çështje dokumentohen në SPAK. Dhe do ta depozitojmë në SPAK. Nuk mund ta bënin aty për aty sepse situata është e vështirë. Kujdo që i shkon ndër mend ta bëjë mendohet se jashtë kanë një mbrojtje.

-Zoti Merxhani, pavarësisht nëse ka patur apo jo manipulime, sërish vetëm 148 vota në kuti për ju tregojnë për një mbështetje shumë të ulët. Mendoni se Vetëvendosje u nxitua për të hyrë në këto zgjedhje?

Nuk është pamvarësisht. Nqs ka patur manipulin nuk është. Ka gati mbi 2 mijë vota të pavlefshme në Gjirokastër dhe ne kemi të drejtë të mendojmë se kjo nuk është e rastësishme. Ka 30 vjet që asnjë nga palët politike nuk ka bërë atë denoncim që Vetëvendosje e bëri sot. Video tregon një pamje të trishtë të vendit tonë se si manipulohen votat në mes të sallës së numërimit dhe askush nuk shqetësohet. Dhe këtë denoncim e ka bërë vetëm Vetëvendosje si denoncim askush tjetër. Nuk jemi shpejtuar dhe jemi të bindur që kjo situatë duhet të ndryshojë dhe ndryshimi do të vijë.

-Vetëvendosje në Shqipëri do të vijojë aktivitetin pavarësisht rezultatit?

Vetëvendosje do e vazhdojë sepse ne në çdo rast hapja e një dege shtimi masiv është një projekt që do vazhdojë dhe e konsideron fitore çdo votë. Forcat e reja konsiderohen si mall për tu këmbyer me njeri tjetrin kur vjen puna te votat. Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme do e dokumentojmë më mirë. Por tani të përqendrohemi këtu te ky denoncim.

-Si e vlerësoni mbështetjen që qytetarët i kanë dhënë Edi Ramës për një mandat të tretë?

Në momentin që kemi tërhequr të gjithë vëzhguesit kur kemi parë një maskaradë të tillë me zgjedhjet çdolloj rezultati tjetër e ka marrë përgjigjen tek ajo video. Kjo është pandemia e vërtetë që po vuan vendi ynë. Kjo është goditje masive ndaj demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy