
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka komentuar në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku sot është raportuar për efektivë policie të plagosur.
Ai tha se tensionet janë duke u rritur, qytetarët ndihen të rrezikuar, ndërsa ka kritikuar Kurtin se temën e targave e ka hapur në kohën më të vështirë dhe pala serbe e ka shfrytëzuar këtë dhe kemi këtë situatë tashmë në veri.
Është me të vërtetë shqetësuese dhe nuk pritet ndonjë gjë tjetër nga pjesa veriut pas dorëheqjes së listës serbe nga komunat ku shumica e atyre që banojnë në veri të Kosovës janë serb. Ka lëndime të policëve te Kosovës kur ata janë për ruajtjen e rendit dhe qytetarëve kur këta të fundit ndjehen të rrezikuar. Ne tashmë kemi dhe seancën e kuvendit ku ajo është për pjesën e veriut dhe dorëheqjet, dhe obligimet për zgjedhje të lira dhe demokratike pasi në këtë pjesë është pak më e pamenaxhueshme pasi është e ndikuar drejtpërdrejt nga politika Beogradit dhe kriminelët serbë. Në këtë situatë ne si parti dhe pse opozitare jemi për ruajtjen e sigurisë së vendit, të respektojmë kushtetutën dhe ti sigurojmë qytetarëve të drejtën e votës së lirë. Ne gjithsesi jemi të obliguar të respektojmë dhe përfaqësuesin e pjesës së veriut, por në këtë pjesë kur shumica serbe nuk do mbajtjen e zgjedhjeve kjo është sfiduese për vetë KQZ dhe ne si politikë, dhe ne si opozitë nuk dëshirojmë të bëjmë politikë në këtë drejtim dhe pse kemi kritikuar Kurtin se temën e targave e ka hapur në kohën më të vështirë dhe pala serbe e ka shfrytëzuar këtë dhe kemi këtë situatë tashmë në veri.
Më tej ai shtoi se është Beogradi ai që fshihet pas kësaj situate të vështirë në veri të Kosovës. Sipas tij, Beogradi po ndikon mbi popullsinë për destabilizimin.
Nga informatat Beogradi është përgjegjësi kryesor sepse ka tentuar vazhdimisht të hyjë në institucionet e Kosovës. Pastaj pjesa e dorëheqjes së tyre ka ndikuar më shumë tek vendi ynë në aspektin e sigurisë sepse serbët që kanë qenë në institucionet e veriut të Kosovës kanë dhe kredi të ndryshme dhe me largimin e tyre bëhen të varur krejtësisht nga Serbia dhe mendoj se kjo përbën një tjetër rrezik. Unë frikësohem se Serbia përmes dëmtimeve të ndryshme politike dhe forcës që se ka mbështetur Kosovën dhe ne e dimë që veriu i Kosovës ka qenë sfiduese por sigurisht me procesin e zgjedhjes dhe ne frikësohemi se do krijohet njëlloj autonomia e imponuar vetëm për shkak të hapjes në kohën jo të duhur. Kurti realisht ka pasur mbështetje të madhe dhe realisht edhe pse e ka pasur si prioritet dialogun me Serbinë shihet qartë se për shkak të dështimit të tij të madh në keqqeverisje, tregon se ka hapur këtë temë vetëm që të mbulojë dështimet e tij në këtë pjesë. Siguria është prioritet dhe kur shihet se jemi para një rreziku, qytetari dhe para ndonjë lufte të brendshme sigurisht që do të ulë ankesat dhe do të koncentrohet te pjesa e sigurisë dhe shihet qartë se Kurti këtë po shfrytëzon politikisht.



