Pas reshjeve të dendura të shiut, mëngjesin e sotëm Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.
Gazetarja Jonida Qirko raportoi për MCN Live, se në Tepelenë pranë fshatit Hormovë ka bllokim të rrugës prej dy ditësh.
Në fshatin Dhoksat duhet të bjerë niveli i ujit në mënyrë që të ndërhyhet për të rregulluar rrugën.
Në bashkinë Dropull, ura e Glinës ka pësuar dëmtime, ndërsa aksi që shkon drejt Dropullit është i bllokuar prej dëborës.
Në Libohovë dëbora ka arritur 50 centimetër trashësi, duke çuar në bllokimin e segmentit Zagori-Libohovë.
Edhe aksi rrugor Përmet-Tre Urat është i bllokuar për shkak të çarjes së rrugës. Ndërsa në Tepelenë problem mbetet aksi te Shkalla e Zezë, ku situata po menaxhohet nga ndërhyrja e policisë.



