Atentati në Tiranë, i plagosuri fshehu identitetin në spital

Atentati në Tiranë, i plagosuri fshehu identitetin në spital

Një i ri 26-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”, në Tiranë. Por  pas mbërritjes në spital, ai nuk ka dashur të tregoje emrin e vërtetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

Burimet thanë se fillimisht u dyshua për një atentat të mundshëm. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni. Paraprakisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Panorama” shkruan se kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi.

Por identiteti i tij i vërtetë është zbuluar nga karta e identitetit që i është gjetur në portofol. Burime nga Policia thanë se i plagosuri quhet Edison Delia dhe nuk dihen ende arsyet se përse ka dashur të fshehë identitetin.

Po ashtu, nga ana tjetër, ai nuk ka treguar as se kush e ka qëlluar, duke pretenduar se nuk ka parë asgjë. Më pas është futur në sallën e operacionit dhe pritet që të merret në pyetje gjatë orëve në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy