Stafa: Java do vijojë me mot të kthjellët dhe rënie temperaturash me disa gradë nën zero

Stafa: Java do vijojë me mot të kthjellët dhe rënie temperaturash me disa gradë nën zero

Teksa qytetarët po evakuohen në disa zona të vendit dhe autoritetet ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e nevojshme, reshjet e shiut vijojnë ende.

Java duket se do të sjellë përmirësim të motit, kështu u shpreh në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV Gentiana Stafa nga shërbimi meteorologjik ushtarak.

Ajo theksoi se reshjet e dëborës do të vijojnë të mbeten prezentë në lartësitë deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ndërsa do kemi rryma të ftohta ajri dhe rënie temperaturash me disa gradë nën zero.

Pritet që reshjet e shiut të vijnë duke u dobësuar. Në lartësitë deri në 600 metra vijojnë reshjet e dëborës. Në Peshkopi dhe zonat më të thella sasia e borës është e lartë. Ajo që pritet të ndodh në orët në vijim është shtim i intensitetit të erës dhe përmirësim i reshjeve, por do kemi rryma të ftohta dhe rënie temperaturash me disa gradë nën zero.

Reshjet e borës ashtu dhe shiut do vijnë në ndërprerje, por kryesisht në zonën e Alpeve do jenë të dobëta pa pasur ndikim. Era do kthehet nga drejtimi veriperëndim dhe do shkojë deri në 3-4 ballë. Në ditët në vijim pritet mot i kthjellët, kryesisht në zonën bregdetare dhe perëndimore të vendit. Temperaturat pritet të vijojnë në deri në minus 5. Do kemi mot të ftohtë pa reshje dhe temperatura të ulëta dhe erë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy