Izraeli përgatitet për ofensivën e re, qindra persona largohen nga veriu i Gazës

Izraeli përgatitet për ofensivën e re, qindra persona largohen nga veriu i Gazës

Dhjetëra familje në Gazën veriore kanë paketuar gjërat e tyre dhe po ikin sërish pas një paralajmërimi nga ushtria izraelite për një operacion të ri tokësor kundër Hamasit në zonën e Jabalya.

“Njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre këtë mëngjes dhe nuk dinë ku të shkojnë, duke mbajtur disa sende të thjeshta. Nuk ka mjete transporti,” tha Abu Alaa Asaf, një banor i Beit Lahiya.

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve palestinezë që të evakuojnë zonat në veri, e cila është shtëpia e kampit më të madh të refugjatëve në Gaza, përpara se të njoftonte se dy brigada të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) rrethuan Jabalya-n për të ndaluar Hamasin të rindërtonte aftësitë e tij operacionale.

Para kësaj, u kryen sulme ajrore, duke goditur "dhjetëra objektiva ushtarakë", tha ushtria izraelite. Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha të shtunën se ishte përfshirë në "luftime të ashpra" me forcat izraelite në Gazën veriore.

Ne dëgjuam tingujt e shpërthimeve gjatë gjithë natës sikur lufta filloi sot,” tha Asaf.

Ismail Zaida, një banor i lagjes Sheikh Radwan në veri, pa "qindra" njerëz që iknin drejt qytetit të Gazës, gjithashtu në Gazën veriore.

Disa banorë të veriut po refuzojnë të lëvizin në Al-Mawasi, një zonë humanitare e caktuar nga Izraeli në jug. Muajin e kaluar, Izraeli goditi zonën, duke vrarë të paktën 19 persona, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Njerëzit preferojnë të vdesin në shtëpi sesa të poshtërohen aty-këtu. Ku të shkojmë? Nga një vdekje në tjetrën? Vdekja është kudo qoftë në jug apo në veri”, tha Zaida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy