Skandal spiunazhi me imamët turq në Gjermani

Skandal spiunazhi me imamët turq në Gjermani

Grupi islamik turk në Gjermani ka pranuar se disa predikues të saj kanë spiunuar për qeverinë turke mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen.

Në dhjetor, DITIB, një grup i angazhuar në aktivitete fetare, sociale dhe kulturore, nuk pranoi se kishin marrë një urdhër nga Diyaneti turk që të informonin mbi anëtarët e dyshuar të lëvizjes “Hizmet”.

DW shkruan se sekretari i Përgjithshëm i DITIB, Bekir Alboga i tha se gazetës gjermane “Rheinische Post”, se disa imamë kishin dhënë informacione për Ankaranë në lidhje me pasuesit e Gulen.

Ai shtoi se nuk kishte marrë udhëzime direkte nga Diyaneti turk për këtë çështje, por sa disa imamë kishin dhënë “padrejtësisht” informacione mbi pasuesit e Gulenit në Gjermani.

 “Ne më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur dhe kam folur me Diyanet-n në lidhje me këtë çështje”, tha Alboga.

Një zëdhënës i Hizmetit në Gjermani, sipas DW, tha se ishte tronditëse se si imamë të cilët duhet të ishin shembull për pjesëtarët e xhamive të tyre, spiunojnë tek qeveria turke.

“Imamët janë duke i shtuar benzinë zjarrit”, tha ai.

Komisioneri gjerman për integrimin, Aydan Özoguz, bëri thirrje DITIB për të qenë i pavarur nga qeveria turke.

Ajo i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se organizata ka vënë në rrezik reputacionin e saj.

Një ekspert për Turqinë tha se predikues të tillë që spiunojnë pranë qeverisë turke duhet të përjashtohen nga Gjermania.

Volker Beck, një ligjvënës nga radhët e të Gjelbërve në opozitë, tha në një deklaratë se imamët e DITIB duhet të përballen me akuza për spiunazh./DW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy