Njëzet ditë pasi mbi një mijë tonë karburant u derdhën në det nga një anije japoneze, një prej pikave turistike më atraktive të planetit, ishulli Mauritius, është totalisht i helmuar.
Pyjet e Mangrove kanë humbur simbiozën e tyre me mjedisin detar dhe tani notojnë në karburant.
Ujërat e kristaltë të qartë të ishullit të Oqeanit Indian janë ngjyrosur në të zezë. Shumë zogj dhe peshq, shumë prej të cilëve janë endemikë, notojnë në naftë. Sipas ekspertëve, pasojat e katastrofës do të ndihen për rreth njëzet vjet.
BBC i referohet një studimi krahasues për katastrofa të ngjashme mjedisore, duke e cilësuar rastin në fjalë nër më të rëndët sa i përket sasisë së naftës të lëshuar në det.
Megjithatë, më i rëndi është ai i vitit 2010, kur rreth 400 000 ton karburant rrodhën në Gjirin e Meksikës nga platforma e naftës “Deep Water Horizon”. Mijëra specie bimore dhe shtazore ngordhën atëherë, përfshirë qindra delfinë.



