Berisha për sulmin ndaj Nikollës: Akt i guximshëm ndaj ministres shkatërrimtare

Berisha për sulmin ndaj Nikollës: Akt i guximshëm ndaj ministres shkatërrimtare

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me një ngjarje të ndodhur orë më parë, ku një studente e identifikuar si Mirela Ruko i ka hedhur ministres salcë në kokë në mbledhjen e Samitit Ndërkombëtar të Studentëve.

Berisha e quan këtë akt të studentes si guximtar. 

Reagimi i Berishës:

Ne nje akt te guximshem, nje student i ka lyer me boje te kuqe floket ministres shkaterrimtare te arsimit, Lindita Nikolla! sb
Te dashur miq, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i kanë derdhur bojë të kuqe ne floke sot ministres se Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti te Piramida ku po mbahej Samiti Ndërkomëbtar i Studentëve.
Nikolla ishte e ulur, teksa i afrohet një aktiviste që e ka sulmuar më bojë të kuqe.
Më pas Lëvizja për Universitetin ka reaguar në Facebook përmes një komunikate. Më poshtë reagimi.
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.
Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy