
Shoqëria moderne po kthehet në një supermarket të seksualitetit. Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, sociologu Gëzim Tushi tha se janë disa elementët që e dominojnë shoqërinë aktualisht: kriza e autoriteteve, hiperseksualizimi dhe individualizmi.
Është një nga frutet e mira dhe të hidhura të revolucionit skesual që në shqipëri erdhi me vonesë. Ajo që jashtë ndodhi në vitet ‘60 ishte zhvillim pozitiv. I dha fund epokës që kapitalizmit modern. Është hapi i parë i epokës postmoderne. Ajo që po ndodh tani është kriza e autoriteteve. Këto janë shteti, familja dhe shkolla.
Kjo është shoqëri e spektaklit, e dukjes dhe qejfit. Problemi është që ka një hiperseksualizim të konceptit të qejfit: ulja e moshës së seksualitetit. Kjo shoqëri po bëhet një lloj supermarketi i seksualitetit. Kjo është shqetësuese për ne dhe për njerëzimin.
Në këtë shoqëri individualiste njeriu ndodhet në vështirësi orientimi. Kjo ka bërë që të kemi një nivel çoroditjeje.



