Kandidatët për student për vitin e ardhshëm akademik të cilët duan të vazhdojnë studimet në Universitetin e Tiranës ende nuk e kanë të qartë tarifën vjetore. Zv. Rektori i universitetit Bernard Dosti thotë se është propozuar që të mos ndryshohet tarifa por akoma nuk ka një vendim.
Ndërkohë për këtë vit akademik do të ketë më shumë rekrutime se vitin e kaluar.



