I ftuar tek emisioni 'Më prit të dielën', i moderatorit Ermal Peçi, Gena foli për komentet se kënga e tij garuese “ADN” tingëllon greke.
Për sa i përket fitores ai thotë se e pretendojnë, ndërsa thekson se në festivale s’ka miq ndaj është i bindur që s’do ketë qejf mbetje për votat.
Kjo nuk është këngë greke. Kush i gënjen njerëzit? Kënga është 100% shqiptare. Është ritmi 2/4 dhe ai i ndikon. Nëse kjo këngë do të kishte një ritëm tjetër do të dukej 100% shqiptare.
Kënga e vjetshme ishte e bukur dhe i përgëzoj edhe Rozin edhe Sanin, por ajo kishte motive greke. Se fillonte që në fillim me tingull buzuku dhe gjysma e këngës ishte në greqisht.
E meriton të jetë edhe fituese. I ka të gjitha elementët për të qenë këngë fituese.



