Socialistët vendosën në mbledhjen e grupit që të miratojnë në seancën e 22 shkurtit marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe draftin për amnistinë penale. Bledi Çuçi njoftoi se edhe Kushtetuesja pritet të zbardhë vendimin për emigrantët brenda javës ndërsa demokratja Jorida Tabaku akuzoi maxhorancën për standard të dyfishtë për respektimin e vendimeve të kësaj gjykate.



