Kokëdhima: Mos e besoni qeverinë, tërheqja nga ligji i mbetjeve është taktikë djallëzore

Kokëdhima: Mos e besoni qeverinë, tërheqja nga ligji i mbetjeve është taktikë djallëzore

Lëvizja Zgjidhja e sheh tërheqjen e qeverisë nga ligji i importit të mbetjeve si një “taktikë djallëzore”. Kreu i Zgjidhjes, ish-deputeti Koço Kokëdhima, i njohur si një nga kundërshtarët e këtij ligji qëkur u propozua për herë të parë në kohën e qeverisë së Berishës, thotë se qytetarët duhet të përgatiten për “luftë” pasi, sipas tij, qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky ligj.

Në një reagim në Tëitter, Kokëdhima u shpreh: “Qeveria nuk ndahet nga plehrat. “Tërheqja” është taktikë djallëzore. Rilindja po na vret! Të përgatitemi për luftë!”.

Reagimi i Kokëdhimës erdhi pas diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Aktiviteteve Prodhuese, ku propozuesi i ligjit, deputeti Eduart Shalsi, tha se qeveria është tërhequr, pas keqkuptimeve të krijuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy