21 civil të vdekur janë rregjistruar së fundmi në Azerbajxhan, që akuzon Armeninë për një sërë raketash të hedhura, si pasojë e konfliktit që po zhvillohet prej 27 shtatorit për rajonin e kontestuar të Nago-Karabak.
Sipas BBC përveç viktimave kishte edhe dhjetra të plagosur në qytetin e Barda-s, që është jo shumë larg nga zona e konfliktit të vazhdueshëm. Ndërkohë Armenia ka mohuar kryerjen e këtij sulmi dhe akuzoi Azerbajxhanin për sulmin ndaj një materniteti.
Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev tha se forcat armene kishin "përdorur municione të shkatërrimit në masë për të shkaktuar viktima mes civilëve," në Barda, në Azerbajxhanin qendror.
Fotot tregojnë makina të shkatërruara në rrugë, por edhe shtëpi të rrënuara si shkak i sulmit me raketa që mendohet të kenë qenë tre.



